leoni

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Dhuna është e papranueshme sidomos ajo kundër fëmijëve

Pas publikimit të videos ku shihen fëmijë e adoleshent duke ushtruar dhunë brutale ndaj një bashkëmoshatari, ka reaguar Institucioni i Avokatit të Popullit. Në reagim thuhet se të gjitha format e dhunës dhe keqtrajtimit rrezikojnë dhe dëmtojnë integritetin fizik, mental dhe moral të fëmijës si dhe përbëjnë një shkelje të të drejtave themelore të fëmijës, të përcaktuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës obligon institucionet të zhvillojnë dhe zbatojnë politika dhe programe me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së fëmijës, parandalimit të rrezikut për jetën dhe ҫçfarëdo lloj dhune. Fëmijët duhet të mbrohen nga dhuna pavarësisht vendit ku kryhet, e veçanërisht në institucionet arsimore. Institucioni i Avokatit të Popullit u ka bërë thirrje shkollave përkatëse që të trajtojnë rastet deri në zgjidhjen e tyre dhe të sigurojnë që fëmijët, viktima të ngacmimit (bullizmit) janë të sigurt dhe duke marrë mbështetjen e duhur psikologjike”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …