Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar rreth 64 mijë qytetar
Në vendin tonë është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Njoftohet se deri më tani, numri i të vaksinuarve ka arrit në rreth 64 mijë qytetar. Gjatë paraqitjes për medie, koordinator në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi ka thënë se gjatë ditëve të fundjavës ka një interesim më të vogël për vaksinim, proces i cili po zhvillohet në mbar vendin. Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se se në Kosovë kanë arritur 100.620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Dy javë më parë, Kosova po ashtu ka pranuar 38 mijë e400 doza të vaksinës nga COVAX-i si dhe 15 mijë 000 doza të tjera, donacion nga Bashkimi Evropian. Qeveria e Kosovës ka njoftuar që deri në fund të vitit, synon të vaksinojë 60 për qind të popullatës.