Autoritetet shëndetësore duhet të përshpejtojnë ritmin e vaksinimit kundër Covid-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, në mënyrë që të përmbushet synimi i Qeverisë së Kosovës, që deri në fund të këtij viti, të vaksinohet 60 për qind e popullatës, thonë Blerim Syla nga Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë. Megjithatë ai shprehet se imunizimi varet nga sasia e dozave që siguron Kosova. Zyrtarë të Ministrisë se Shëndetësisë, të premten kanë treguar se kanë arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer, për sigurimin e mbi 1.2 milion dozave të vaksinave kundër koronavirusit. Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër Covid-19. Megjithatë thuhet se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …