Besa Fetahaj: TAKIMI YNË I PARË NË LIRI

Besa Fetahaj: TAKIMI YNË I PARË NË LIRI

TAKIMI YNË I PARË NË LIRI
Me varrin, e barin e tënd të njomë
Me fushat e malet, arome baroti
Që ti i z’gjodhët për betejë
Erdha e i takova lisat që krenarë preknin qiellin e kaltër
E ty bashkë me shokët
roje me degë të përkulura gjer në dhe të bënin.
Aty ku kishe luftuar
Erdha, e pranë burimit në bjeshkën plotë madhështi,
Me heshtje u ndala për të kujtuar
Edhe aroma e lulëkuqeve, edhe flladi i lirisë
Shoqëri më bënë pranë varrit tënd
E mua, me iku mendja, ma mori era
Bashkë me krismat pa pushim…
Dhe urdhërin „Shpejt në sulm, në dyluftim!“
gjer në qenien time e përcolli jehu i bjeshkës
si dëshmi lufte,
Heroizmi,
Flijimi…
Në një pranverë shumë të vonuar
Në Kosharen legjendare.
Ariani erdhi të të gjejë
E Erëza për herë të parë të të takojë
Por,  tani më ti ishe shndërruar
Në aromë lulesh,
Ylber shumëngjyrësh në qiellin e atdheut,
Rreze lirie
Roje e përjetshme
Që mespërmes atdheut
Të mos vihen gurë,
Të mos ketë murë!
Gusht 1999

Takimi im i parë me varrin e Xhemës, të cilin e përkdhelte fresku i bjeshkës e rrezet e ngrohta të diellit të lirisë që i kishte sjellur me grykën e pushkës!

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …