Nis Turneu tradicional në futboll “Kenan Halimi”, në Skifteraj të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka hapur Turneun tradicional në futboll të vogël, në Skifteraj, i cili i kushtohet dëshmorit të kombit, nga ky fshat, Kenan Halimi. Kryetari Haliti, ka përgëzuar Këshillin e Fshatit dhe organizatorët, që përmes kësaj ngjarje sportive, dedikuar Kenan Halimit, po nderohet dhe përkujtohet e kaluara jonë e lavdishme. Turneu përkujtimor “Kenan Halimi” do të mbyllet me ndeshjen finale, më 13 qershor, në ditën e rënies së dëshmorit, si pjesëtar i UÇK-së, në Suharekë. Paraprakisht, pranë varrit të tij janë bërë nderime dhe janë vendosur lule. Kryetari Haliti ka vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e dëshmorit Halimi dhe të dëshmorëve tjerë të kombit për liri e pavarësi.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …