leoni

PDK kërkon rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës

PDK kërkon rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Amerikës në procesin e dialogut si partner strategjik i Kosovës

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, MatthewPalmer bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kanë takuar sot kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj. Në këtë takim temë kyçe ishte çështja e dialogut, Kosovë-Serbi si dhe zhvillime të tjera në kuadër të vendit. “Në këtë takim është biseduar për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, pritjet nga ky proces të PDK-së që duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, rolin opozitar të partisë në jetën politike të vendit si dhe tema të tjera me interes për vendin”, thuhet ën njoftimin për media. Gjithashtu u theksua se Hoxhaj ka sqaruar pozicionin e PDK-së në raport me zhvillimet politike, dhe ka kërkuar një rol më të madh dhe të drejtpërdrejt të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog si partner strategjik i Kosovës. Bashkë me Hoxhajn në këtë takim të pranishëm ishin edhe Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu Kodra. Zyrtari amerikan, Matthew Palmer ka takuar tashmë edhe liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun me të cilin ka diskutuar lidhur me zhvillimet politike në vend si dhe çështjen e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …