KKSB në Viti vlerëson situatë stabile në aspektin e sigurisë dhe atë të pandemisë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, me ç’rast është vlerësuar gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë. Mekanizmat që e përbëjnë këtë këshill, një zëri kanë cilësuar se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e mirë si në aspektin e sigurisë po ashtu edhe në atë të pandemisë. Duke folur për rastet e raportuara në polici, komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka njoftuar se sa i përket gjendjes në trafik, ka raste të rënies së aksidenteve, posaçërisht të atyre me fatalitet, krahasuar me dy vitet e kaluara. Tek komuniteti serb, janë regjistruar dy raste të gjuajtjes me gurë, kurse policia ka arritur të identifikoj në të dy rastet, persona të mitur, me të cilët janë marrë organet policore. Duke folur për situatën pandemike, kapiteni Halili tha se nga sonte do të hiqet ndalim qarkullimi i qytetarëve në kohë të kufizuar. “Ora policore nuk do të vlej nga sonte, bazuar në vendimet e fundit që janë marrë nga Qeveria e Kosovës dhe IKSHPK-ja. Por ka lehtësim të masave, mirëpo jo edhe heqja e tyre. Andaj, rekomandohet që qytetarët të zbatojnë masat që mbesin në fuqi”, tha ai. Një tjetër temë që u vlerësua si e arritur e Institucioneve komunale është vendosja e kamerave të sigurisë në qytetin e Vitisë, me që rast sipas komandantit të policisë, kjo do të ndikoj shumë pozitivisht në uljen e rasteve të kundërligjshme, me që bëhet monitorimi i qytetit në përgjithësi nga organet e rendit. Gjithashtu, kapiteni Halili ka theksuar se i gjithë monitorimi është shumë i sigurt dhe nuk cenohet e drejta e asnjë qytetari, përmes këtyre incizimeve që bëhen, pos në raste kur nevojiten për hetime të ndonjë rasti eventual që bie ndesh me ligjin. Si rekomandim i këtij takimi, zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, nxori dy rekomandime në pajtim me anëtarët e KKSB-së. 1. Shtimi dhe aktivizimi për kontrollimin e produkteve ushqimore, posaçërisht në kohën kur po hyjmë në sezonin veror. 2 Anëtarët e KKSB-së apelojnë në ruajtjen e ambientit, mos hedhje të mbeturinave në vende publike, si dhe mos ndezjen e zjarreve në vende që rrezikojnë përhapjen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …