leoni

Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak, pas takimeve me krerët e shtetit sot mbajnë një konferencë për media

Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak, pas takimeve me krerët e shtetit sot mbajnë një konferencë për media

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe opozitarët, sot në orën 10:45 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë konferencë ata pritet të tregojnë se çfarë biseduan me krerët e shtetit të Kosovës, si dhe do të japin mesazhin e tyre lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Palmer dhe Lajçak gjithashtu sot do të takohen me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë. Dialogu me Serbinë ishte temë kyçe dje gjatë takimeve që Palmer e Lajçak zhvilluan me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, si dhe me PDK-në e LDK-së. Zëvendësndihmësi i Sekretari i SHBA- së, Matthew Palmer pasi vizitoi dje Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, deklaroi se një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për tërheqjen e më shumë investimeve amerikane dhe të tjera të huaja, si dhe për krijimin e vendeve aq shumë të nevojshme të punës për popullin e Kosovës dhe tërë rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …