Matthew Palmer: Forma se si duhet të bëhet asociacioni është forma e cila dakordohet mes palëve

Matthew Palmer: Forma se si duhet të bëhet asociacioni është forma e cila dakordohet mes palëve

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që zhvilluan dje me krerët e shtetit dhe opozitarët kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Palmer tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që marrëveshja përfundimtare do t’i hapë rrugë vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “SHBA fuqishëm e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai. Sipas ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka thënë se Amerika është partnere e përfshirë në mënyrë aktive në dialog për të punuar së bashku me BE-në për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që të avancohen marrëdhëniet mes vendeve.I pyetur nëse palët do të detyrohen për kompromise për ndryshimin e kufijve apo diçka tjetër, Palmer ka thënë se kjo nuk varet nga SHBA-ja as nga BE-ja, por janë shtetet ato që do të vendosin. “Varet nga palët, pasi në dialog janë palët që vendosin se çfarë do të ndodhë.” “Vazhdojmë të besojmë se njohja reciproke do të lerë ketë në të kaluarën dhe të hapen rrugën për BE dhe të ecin përpara”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …