Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje e VI-të të rregullt të Asamblesë Komunale e kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetarëve u debatua për këto pika të rendit të ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
– Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHËB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve” në Gllogjan-shuma 24,500 €;
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për BPZHR për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U.”Drini i Bardhë”;
– Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit Ramosaj për miratimin e Vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës- parcela nr. 1294-1 Zk Deçan dhe formimi i komisionit vlerësues;
– Formimi i dy komisioneve Vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
– Formimi i Komisionit të Ankesave, për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;
– Të ndryshme.
Para se të nisë seanca, pika 3-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHËB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve” në Gllogjan-shuma 24,500 € me rekomandim të KPF-së dhe me arsyeshmërinë e Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport Leonora Ukëhajdarj, është larguar nga rendi i ditës dhe do të diskutohet në rishikim të buxhetit. Seanca ka vazhduar me piken e dytë të rendit të ditës ku në detaje e sqaroi Drejtori për Buxhet dhe Financa Agron Demukaj. Lidhur me Shqyrtimin e kësaj qarkoreje buxhetore kanë debatuar të gjitha grupet parlamentare dhe u vendos që të formohen grupe punuese nga të gjitha subjektet politike për takime të cilat do të mbahen në muajin qershor ku do të mirën parasysh kërkesat e pjesëmarrësve në takime për inkorporim në planifikim buxhetor.
Grupi për shëndetësi:
-
Agnesa Vokshi –AAK
-
Shkelqesa Haderxhonaj –PDK
-
Rejhana Tolaj –LDK
-
Ilir Ferizaj –PSD
Grupi punues për Arsim:
-
Milazim Mushkolaj –AAK
-
Shkelqim Haxhnikaj-ALD
-
Kestrim Avdimetaj-PDK
-
Natyra Kuçi-PSD
Ndërsa takimi me këshillat e fshatrave do të organizohet nga KPF-ja në bashkëpunim më Kryesuesin e Asamblesë dhe të gjithë asamblistët. Të gjitha takimet do të mbahen më datë 07.06.2021 në or të ndryshme ndërsa takimi i përbashkët më të gjithë akterët do të mbahet më 17.06.2021. Seanca ka vazhduar me piken e 4-të të rendit të ditës ku kjo pikë është diskutuar nga të gjitha grupet parlamentare ku dhe arsyeshmërin e këtij bashkëpunimi lidhur më K.R.U.”Drini i Bardhë”pse duhet të kem një bashkëfinancim e dha Drejtori i BPZHR Rifat Stojkaj. Kjo pike e rendit të ditës më shumicë votash është miratuar. Pika e pestë e rendit të ditës është miratuar më shumicë votash dhe është ngritur një komision për zhvillimin e proceduarve të mëtutjeshme.
Komisioni ka këtë përbërje:
-
Besnik Hulaj –AAK
-
Mon Selmonaj-PDK
-
Adelina Ukaj –OJQ
-
Agron Demukaj-Ekzekutivi Komunal
-
Izet Zenuni-Ekzekutivi Komunal
Seanca ka vazhduar me formimin e dy komisioneve Vlerësuese për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës;
Komisioni për pronën komunale njësia kadastrale Rastavicë parcela nr. 00736-0 ka këtë përbërje:
-
Rexh Sutaj-AAK
-
Ilir Ferizaj – PSD
-
Zelfije Qorraj-OJQ
-
Mujë Kadriaja –Ekzekutivi Komunal
-
Halil Tolaj –Ekzekutivi Komunal
Komisioni për parcelat nr. 01098-0 ne zonën Kadastrale në Dranoc
Komisioni ka këtë përbërje:
-
Besjana Ukëhaxhaj-AAK
-
Rejhana Tolaj –LDK
-
Curr Mazrekaj –OJQ
-
Rasim Alaj-Ekzekutivi Komunal
-
Ismet Kukleci-Ekzekutivi Komunal
Në këtë seancë në piken e 7-të është bërë edhe formimi i Komisionit të Ankesave, për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;
Komisioni ka këtë përbërje:
-
Milazim Mushkolaj –AAK
-
Shkelzim Haxhnikaj-LDK
-
Një anëtar nga OJQ
-
Enver Cacaj-Ekzekutivi Komunal
-
Besart Cacaj-Ekzekutivi Komunal