U mbajt ceremonia zyrtare për nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptim ne mes komunave dhe Qendrës për Mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Ferizaj

Këtë të marte është bërë nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimi në mes komunave të Ferizajt, Kaçaniku, Shtimes, Hanit të Elezit dhe Qendrës për Mbrojtjen e grave dhe fëmijëve në Ferizaj. Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar Visar Gjakova drejtor i misionit të OSBE-së për rajonin e Gjilanit, ndërkaq një pasqyrë të shkurtër të procesit, progresit dhe të arriturave ka dhënë Aneta Silyavska, këshilltare për të drejtat e njeriut. Ndërkaq nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, nënshkrimin e këtij memorandumi e ka vlerësuar të një rëndësie shumë të madhe. Ky memorandum mirëkuptimi ka për qëllim mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për strehimoren për një periudhe tre vjeçar 2021, 2022 dhe 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …