Kryetari Haliti vizitoi stacionin Policor në Viti dhe pa nga afër procesin e monitorimit të kamerave të vëzhgimit që janë vendosur në qytetin e Vitisë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Stacionin Policor në Viti, për të parë nga afër monitorimin e kamerave të vëzhgimit të cilët janë vendosur në qytetin e Vitisë. Ai aty është pritur në takim nga zyrtarët policor në krye me Komandantin e Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, ku është njoftuar edhe me mënyrën e monitorimit dhe rëndësisë që kanë ato për sigurinë publike. Komandanti Halili theksoj se i gjithë monitorimi është shumë i sigurt dhe nuk cenohet e drejta e asnjë qytetari, përmes këtyre incizimeve që bëhen, pos në raste kur nevojiten për hetime të ndonjë rasti eventual që bie ndesh me ligjin. Përndryshe në qytetin e Vitisë, konkretisht në disa vende janë vendosur kamera të vëzhgimit dhe ky projekt është mundësuar në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me UNMIK-un dhe policinë. Sipas përfaqësuesve komunale do të shikohen mundësitë që vendosja e kamerave të vëzhgimit të bëhet edhe në disa lokalitete të kësaj komune si në Pozheran.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …