Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur dyshime mbi fryrjen e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë takimit me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Artan Abrashi, përfaqësuesit e KMDLNJ-së kanë kërkuar përgjegjësi për ata që i kanë fryrë listat dhe verifikim të listave jo nga ata që kanë kontribuar për këto lista por nga një komision i pavarur. “KMDLNj edhe më parë ka shfaqur dyshime se listat e veteranëve të UÇK – së janë të fryra, janë joreale, të pavërteta dhe si të tilla nuk do të duhej të pranoheshin. KMDLNj ka kërkuar përgjegjësi për ata që i kanë fryrë listat , verifikim të listave jo nga ata që kanë kontribuar për këto lista por nga një komision i pavarur. Kosova me këto mundësi buxhetore nuk ka mundësi minimale t’i kompensojë mbi 40.000 veteranë të luftës sepse më shumë se 50% janë kontrabanduar në këto lista”, thuhet në kumtesën e këtij Këshilli. KMDLNJ, më tej, ka propozuar që të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune dhe marrin pagë mbi mesataren e Kosovës e të cilët marrin edhe pagë si anëtarë të TMK-së dhe invalidë të luftës duhet të përcaktohen për pagën që duan ta marrin e jo të marrin pagë nga tri pozita.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …