????????????????????????????????????

Kosova dhe Hungaria me bashkëpunim konkret në bujqësi

Kosova dhe Hungaria do të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit konkret, në bujqësi. Ky ishte dakordimi që të mërkurën ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me nënsekretaren e Ministrisë së Punëve të Jashtëm dhe Tregtisë së Hungarisë, Petra Pana si dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Hungarisë.

Ministri Krasniqi tha se Hungaria dhe Kosova deri më tani kanë pasur një bashkëpunim të mirë, por shtoi se ka nevojë që të punohet edhe më shumë në veçanti në shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore.

“Të dy vendet kemi potencialet tona dhe besoj se me një marrëveshje bashkëpunimi do të mund t’i ndihmojmë prodhuesve tanë që të rrisin bashkëpunimin, por edhe ne si institucione te shkëmbejmë përvojat në avancimin e politikave mbështetëse”, tha ministri Krasniqi gjatë takimit.

Gjithashtu u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në edukimin e fermerëve duke organizuar vizita studimore të fermerëve nga Kosova në Hungari, për të parë metodat më të reja të aplikimit në bujqësi.

Nga ana e saj, nënsekretarja Pana theksoi përkushtimin e qeverisë së Hungarisë për të rritur bashkëpunimin me Kosovën në fushën e bujqësisë. Gjithashtu theksoi se Hungaria mund të ndihmojë Kosovën në shumë nënsektorë të bujqësisë. Të dy palët u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm për të konkretizuar hapat e bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …