leoni

Posta hap zyrë postare në objektin e Komunës së Rahovecit

Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në hapësirat e Komunës së Rahovecit në të cilën qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesa të ndryshme me provizionin më të ultë në vend.

Marrëveshja është nënshkruar mes kryeshefit ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe kryetarit të Rahovecit, Idriz Vehapi.

Kryeshefi i Postës dhe kryetari i Rahovecit janë shprehur të kënaqur që bashkëpunimi i sinqertë dhe profesional mes dy institucioneve ka rezultuar me një shërbim të dobishëm për qytetarët e kësaj komune.

Posta e Kosovës, e licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizion shumë të ultë.

Me qëllim që të jetë sa më afër qytetarëve dhe të ju ofrojë shërbime sa më  cilësore dhe sa më të lira, Posta e Kosovës deri më tash ka hapur zyra postare në disa objekte të komunave, si në atë të Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës dhe Gjilanit. Posta e Kosovës është gatshme të ofrojë të njëjtin projekt edhe për komunat tjera të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …