leoni

Faton Klinaku

Faton Klinaku: Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwartz e luan rolin e prokurores

Faton Klinaku i Organizatës së Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për disa deklarata që i bëri mbrëmë për mediat zvicerane, duke përmendur në kontekst pozitiv Specialen, e madje duke mos harruar që në media ndërkombëtare t’i përmend edhe vrasjet e pasluftës në Kosovë. Me anë të një postimi në rrjetin social, Klinaku ka thënë se Gërvalla po e luan rolin e prokurorit me deklaratat e saja për UÇK-së. Ai ia ka kujtuar Gërvallës se janë diku rreth 200 ushtarë të UÇK-së të cilët janë vrarë pasluftës. “Përveç zbulimit dhe dënimit të krimeve dhe masakrave të pushtuesit serb që i ka bërë gjatë luftës në Kosovë e që ndërkombëtarët dhe vendorët nuk janë marrë me to, kemi qenë edhe për zbulimin e të gjitha vrasjeve të pas luftës. Pa marrë parasysh sqarimin e Gërvalla-Schwartz se citati për UÇK-në nuk ishte i saj, por i gazetarit zviceran, t’i cilësosh vrasjet si politike do të thotë se po luan rolin e prokurorit. Të mos harrojmë se mbi 200 ushtarë të UÇK-së janë vrarë pas luftës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …