Sot ka vdekur nëna e pesë djemve të vrarë nga forcat serbe në masakrën e Mejës. Zoje Prendi serbët më 27 prill 1999 ia vranë pesë djem, Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin.Fotoja e nënës Zoje Prendi është e vendosur në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë. Masakra e Mejës ishte vrasja masive e 372 civilëve shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe, e kryer më 27 prill 1999 në fshatin Mejë, afër qytetit të Gjakovës, gjatë luftës së Kosovës. Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri. Burrat dhe djemtë me pas u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës së Kosovë në vitet 1998-1999. Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi, ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …