Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për deklaratat e papërgjegjshme të ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla lidhur me UÇK-në. Ajo çfarë po bënë zonja Gërvalla, e cila në emër të Qeverisë së Kosovës po e godet luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë, luftën e UCK është e paprecedente. Kur fol ministri i jashtëm, fol Qeveria, ndërsa zonja Gërvalla po flet sikur të ishte ministre e Serbisë apo e Rusisë. “Nëse ky është qëndrimi i Qeverisë në raport me të kaluarën tonë historike, me luftën tonë të lavdishme dhe mënyrën sesi zonja Gërvalla çdo ditë po e godet UCK dhe po flet sikur të ishte ministre e jashtme e një shteti kundërshtar të Kosovës, të Serbisë apo Rusisë, është temë serioze e ka shkel çdo kufi të mundshëm të komunikimit partiak. Ne presim nga z.Kurti dhe Qeveria e tij që të distancohet. Nëse Kurti ka pikëpamje tjetër do të duhej të distancohej, u shpreh Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …