Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Çka iu tha Albin Kurti prapa dyerve të mbyllura Lajçakut e Vuçiqit?

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është ajo që është thënë në takim” – kështu deklaroi Lajçak dje kur u pyet për deklaratat e Kurtit në lidhje me negociatat me Serbinë.

Çka premtove prapa dyerve të mbyllura Albin?

Pranove që ke hequr dorë nga kërkim falja e Serbisë për krimet e luftës në Kosovë?

Pranove që asociacioni i komunave serbe tashmë është i pranueshëm për ty?

E përsërite deklaratën tënde e të vartëses suaj Gërvalla se ish udhëheqësit e UÇK-së kanë kryer krime lufte?

Apo mos vallë e pranove që vendosja e reciprocitetit me Serbinë ka qenë një farsë elektorale?

Tashmë është e qartë që qeveria Kurti nuk po sjellë “të reja” në negociatat me Serbinë. Madje as fytyra të reja, pasi që po riciklon grupin negociator që kanë qenë pjesëmarrës në pothuajse çdo negociatë gjatë e paslufte të cilat vet Kurti dikur i kritikonte ashpër.

Të rejat e vetme që Kurti po i sjellë në negociata janë vetëm kompromiset e reja. Madje kompromise edhe më të dëmshme sesa ato të mëhershmet, pasi që do ta thellojnë krizën në vend e nuk do ta zgjidhin përfundimisht problemin tonë me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …