Mbi 2000 persona e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid në gjithë vendin, njofton menaxheri i Qendrës së vaksinimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi. Ai tha se që nga marsi janë vaksinuar 74 mijë e 500 persona. “Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve dhe personelit shëndetësor ku paralelisht jemi duke shkuar me dozën e parë për qytetarët dhe me dozën e dytë për personelin shëndetësor”, tha ai. “Aktualisht deri në këto qaste kemi mbi 450 të vaksinuar ndërsa nëse i referohemi nivelit të vendit kemi 1600 të vaksinuar. Nga totali i përgjithshëm nga dita e parë deri në këto qaste kemi 74 mijë e 500 të vaksinuar dhe të gjithë janë duke respektua pjesën e terminit dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Nëse i referohemi totalit mbi 2 000 janë të vaksinuar të dozës së dytë”, shtoi Bardhi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …