covid

Bullgaria do të dhurojë 150,000 vaksina për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjen dhe Maqedoninë e Veriut

Bullgaria do të dhurojë në mënyrë vullnetare vaksina kundër virusit COVID-19 për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ministri i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov, në një konferencë për media ka bërë të ditur se Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, duke dhuruar 150,000 vaksina kundër virusit Covid-19. Ai tha se nevojat e tyre janë përmbushur thuajse të gjitha dhe se nuk ka asnjë arsye të pritet për arritjet e reja deri në fund të vitit. “Nevojat tona janë përmbushur thuajse të gjitha dhe nuk ka asnjë arsye të pritet për arritje të reja deri në fund të vitit”, deklaroi Katsarov. Ai gjithashtu shtoi se pjesa më e madhe e vaksinave do jenë nga AstraZeneca

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …