Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës pas debatit që është mbajtur sot në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë. Vetëm 27 vota kanë qenë për miratimin e kësaj rezolute, ndërsa 50 kanë qenë kundër. Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka prezantuar rezolutën, ku ndër pikat e propozuara ishte që qysh nga e hëna mësimi të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt. “Kuvendi i Kosovës obligon Qeverinë që të ndajë buxhet për mbështetje financiare shtesë mbi pagën bazë të personelit të institucioneve të nivelit të arsimit para universitar në shumën prej 100 euro për muajin prill, maj dhe qershor 2021. Obligon Qeverinë e Kosovës që të rris mbështetjen për mësuesit dhe prindërit në mënyrë që ata t’i ndihmojnë fëmijët për të mbetur të angazhuar në shkollë. Obligon Qeverinë që të hartojë planin për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë verës bazuar në një plan për mësim intensiv të natyrës së shkollave verore që duhet të koncentrohet në lëndët kryesore, për të kompensuar kështu humbjet, veçanërisht për ata që rrezikojnë të mbesin prapa.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …