Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj e konsideron absurde letrën e kryeministrit Kurti për Manastirin e Deçanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë muajit të kaluar i është drejtuar kryemurgut Sava Janjiç, me një kërkesë për të vizituar Manastirin e Deçanit. Ky veprim i Kurtit është cilësuar si i panevojshëm nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ai ka thënë se trajtimi i çështjes së Manastirit të Deçanit ka qenë e parapërgatitur të shkojë deri në dialog. Ai ka thënë se kryeministri Kurti e ka ngritur çështjen e Manastirit të Deçanit në nivelin e Qeverisë. Ai ka thënë se nëse Manastiri diskutohet në dialog, atëherë bëhet subjekt i dialogut që do të nënkuptonte lajm të keq për shtetin e Kosovës, por edhe për Komunën e Deçanit në veçanti. Ramosaj ka thënë se deri më tani nuk është kontaktuar nga niveli qendror i vendit për të diskutuar rreth telasheve që Komuna e Deçanit ka pasur deri më tani me Manastirin e Deçanit. Në anën tjetër, sot faqja e Manastirit të Deçanit në Twitter ka shpërndarë një artikull të medies serbe “Blic”, në të cilën thuhet se dialogu ndërlikohet nëse nuk negociohet edhe për Kishën Ortodokse serbe, duke e konsideruar atë si institucionin e vetëm serb në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …