Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Besoj në mundësinë e arritjes së një marrëveshje kompromisi

Pas takimit të zhvilluar me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak dhe zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuëiq ka deklaruar se beson në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje kompromisi me Kosovën.  “Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, ka shkruar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në Instagram. Ndërkohë pas takimit me zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq ka thënë se Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ne presim ta shohim atë nga pala tjetër, në mënyrë që dialogu të ketë kuptim. Njëra prej tyre është çështja e gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar në zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …