Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e takon të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e takon të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar sot të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e dy shteteve në fushën e mbrojtjes. Në njoftim thuhet se Mitsunori e përgëzoi ministrin Mehaj për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së duke ritheksuar përkushtimin e Japonisë ndaj Kosovës dhe gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës edhe në fushën e mbrojtjes. Ministri Mehaj theksoi nevojën e konkretizimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në nivel të ministrive respektive me memorandum të mirëkuptimit. Ai nënvizoi se eksperienca japoneze në fusha specifike është shumë me rëndësi për kapacitetet e FSK-së në zhvillim e sipër. Në fund të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet në këtë drejtim nga të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …