Eliza Hoxha

Eliza Hoxha: Qeveria e drejtuar nga Kurti po vazhdon uzurpimin e institucioneve të pavarura me emërime politike

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në një konferencë për media ka denoncuar përpjekjet e fundit që po bënë Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje e Albin Kurti për emërimet politike në institucionet e pavarura në Kosovë. Ajo ka ka denoncuar zhvillimet e fundit që po ndodhin me emërimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci. Hoxha ka thënë se ministrja ka emëruar në këtë këshill persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve nëse ka konfikt interesi për shkak të lidhjes së tyre familjare ose partiake me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe kriteret tjera që bien në kundërshtim me udhëzimin administrativ. Ajo ka përmendur edhe Hasnije Ilazin e cila ka qenë e angazhuar në organizatën KEC të themeluar nga zëvendësministri aktual i Arsimit, Dukagjin Pupovci dhe ka qenë mentore e Rron Gjinovcit, si dhe profesorin Gëzim Tosuni i cili edhe publikisht tashmë dihet që është nipi i zëvendës-kryeministrit Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …