leoni

Ivica Daçiq

Daçiq: Palmer na ka thënë se SHBA dëshirojnë një zgjidhje kompromisi

Duke folur për takimin me zëvendës ndihmëssekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, kryetari i kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se ai ju ka thënë autoriteteve më të larta të Serbisë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’u bëjnë presion palëve në dialog me Kosovën. Kryekuvendari i Serbisë, Ivica Daçiq ka shtuar më tutje se si kryetar i institucionit ligjvënës në Serbi, do të angazhohet për forcimin e lidhjeve të Serbisë me Senatin dhe Kongresin amerikan. Ndërkohë,  në komunikatën për medie të lëshuar nga kuvendi i Serbisë shkruan se zëvendës ndihmëssekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer gjatë takimeve me krerët e Serbisë ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin plotësisht emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …