Nga të dhënat e publikuara nga institucionet shëndetësore për gjendjen në Shqipëri nga pandemia, vërehet një përmirësim i dukshëm. Nga 3 mijë e 593 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, vetëm dy prej tyre kanë rezultuar pozitiv, njëri në Tiran e tjetri në Lezhë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë humbje jetë të të infektuarave me virusin kovid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 627 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …