Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat dhe ekspertët e ekonomisë kanë thënë se në Kosovë ka nevojë të krijohet Gjykata e Punës e cila do të kontribuonte në përshpejtimin e zgjidhjeve të lëndëve ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë për “Ekonomia Online” se me formimin e Gjykatës së Punës, zgjidhja e një lënde do të merrte kohë tre deri në katër muaj. Në shumicën e rasteve, mos marrëveshjet mes punëdhënësin dhe punëmarrësin që ka kaluar përmes Inspektoratit të Punës dhe sindikatës, kanë zgjatur më së pakti deri në 5 vite deri në përfundim të një raporti dhe me të drejtë kemi kërkuar që të kemi një Gjykatë të Punës pasi mendojmë se kjo Gjykatë e Punës ndoshta afati më madhor do të ishte 3 deri në 4 muaj dit deri të zgjidhja e një problemi”, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Edhe ekspertët e ekonomisë kanë thënë se krijimi i Gjykatës së Punës do ta shkurtonte tej masën kohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes punëdhënësve dhe punëmarrësit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …