Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, luftëtari dhe invalidi I luftës së familjarë i tre dëshmorëve ka shpjeguar për mediet sesi erdhi deri te arrestimi, në një kafiteri në Prizren. Fazliu mohon se ka kanosur zyrtarin policor, madje thotë se as nuk e ka shikuar. Ai shprehet i habitur se pse u arrestua. Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor. Ai thotë se zyrtari policor është sjellur në mënyrë tendencioze ndaj tij. Unë as fjalën më të vogël e as rastin më të vogël nuk ia kam dhënë zyrtarit policor që të sillet në atë mënyrë me mua. Këtë ua kam shpjeguar edhe hetuesve dhe sigurisht e dinë sepse i kanë parë edhe video-incizimet, edhe prokuoria e ka pa që unë absolutisht s’kam pasur të bëjë as me ndonjë kanosje, as asgjë të tillë ndaj zyrtarit policor”, tha Faik Fazliu për mediet, duke saktësuar se e ka kërcënuar polici i cili quhet, Bujar Sahitaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …