Komuna e Rahovecit dhe Posta e Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi dhe z.Sejdi Hoxha, Kryeshef Ekzekutiv  i Postës së Kosovës, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për bashkëpunim dhe asistencë të ndërsjellët për çështjet me interes të përbashkët lidhur me lehtësimin e qasjes në shërbimet  postare dhe shërbimet e pagesave, të qytetarëve të cilët i kryejnë në hapësirat e Komunës.

Pika dy e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim në afat të pacaktuar të hapësirës fizike brenda objektit të ri të Komunës,  për të vendosur sportelet për kryerjen e pagesave (IFJB) të ndryshme të cilat lëshohen nga Komuna për qytetarët.

Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në hapësirat e objektit të ri të Komunës së Rahovecit, ku qytetarët kanë mundësi të kryejnë pagesa të ndryshme me provizionin më të ultë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …