Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar në lidhje me rastin e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut, konkretisht ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Molliqaj ka shkruar se deklaratës së Sveçlës “kundër të fortëve”, i duhen dy asocime për ta zbardhur: të fortët – komandantët abuzues; komandantët e UÇK-së. “Ky është gjykim politik, dhe gjykim skandaloz. Gatishmëria e tillë e policisë ushqehet nga deklaratat e tilla abuzive, që dërgojnë pastaj në sjellje abuzive. Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla është një vegël, edhe ai po e ushqen një klime hakmarrjeje që nuk ka qëllime drejtësie për njerëzit, por propagandë për pushtetin”, ka shkruar Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …