Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejtë që është e mundur. Në një intervistë për mediat gjermane, Sasoli deklaroi se zgjerimi i BE-së në drejtim të Ballkanit sjell përfitime të mëdha për te dy palët. “Një gjë e tillë duhet të ndodhë për të mirën e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe të gjithë unionin”, tha ai. Sipas tij, BE duhet të mbajë fjalën e dhënë sa i përket anëtarësimit të këtyre vendeve. “Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve,”, tha Sassoli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …