Ish-kryetari i Skenderajt dhe komandant i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së, Sami Lushtaku, duke komentuar intervenimin e policisë kundër invalidit të luftës, Faik Fazliu, është shprehur se një pamje e tillë ku një ish pjesëtar i UÇK-së trajtohet në atë formë nga policia e Kosovës është e trishtueshme. “Realisht e respektoj shumë policinë e Kosovës sepse është një institucion shumë i respektueshëm, mirëpo ajo që ka ndodh në Prizren me të vërtet është trishtuese me e pa një invalid të luftës në atë gjendje. Sami Lushtaku e ka quajtur Sveçlën “kastravec”, i cili po përpiqet të na mësojë si po sillemi. Jo me dal ai ministri si kastravec, e me na tregu se qysh duhet me u sjell e me na tregu se iu paska kaluar koha “njerëzve të fortë”. Unë mendoj që para ligjit nuk ka njerëz të fortë por nëse policia është sjellë në atë formë me të vërtet është për keqardhje”, ka shtuar Lushtaku. Në pamjet e publikuara menjëherë pas rastit shihet se polici e ka shtyrë Fazliun duke e hedhur për toke, përderisa Inspektorati i Policisë së Kosovës ka nisur hetimet për rastin. Fillimisht, Faik Fazliu, u ndal për 48 orë dhee rasti u interpretua i gjoja “kansoje ndaj policit” dhe më pas u lirua.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …