Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot diskutoi lidhur me situatën aktuale në Kosovë, ndërkohë që mori disa qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik, ku konstatohet me të drejtë se Institucionet e Kosovës nuk po i përfillin vlerat kombëtare. Vërehet një tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm, Xhelal Sfeçla, Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar kundër, Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet dhe të dënohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, ndërsa çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë për shqyrtim dhe veteranët do ta respektojnë çdo vendim të tyre. Lidhur me këto qëndrime më 12 Qershor 2021 do të zhvillojmë një aktivitet protestues. OVL e UÇK-së bën të ditur se për kohën dhe vendin ku do të mbahet, protesta veteranët dhe qytetarët liridashës do të njoftohen me kohë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …