Komuniteti shqiptar në Greqi ka bërë thirrje për të gjithë emigrantët që të bashkohen për një protestë paqësore në orën 18:00 në sheshin “Sintagma” për hapjen e kufijve. “Mos na refuzoni në shtëpinë tonë”, shkruhet në statusin e Komitetit ku theksohet se emigrantët duhet të kërkojnë që të dëgjohet zëri i tyre nga qeveria greke që vazhdon të mbajë mbyllur pikat doganore duke ndaluar udhëtimin drejt vendlindjes. Qeveria greke ka vendosur të lërë të pa ndryshuara masat dhe të mbajë të mbyllura doganat që lidhin vendin me Shqipërinë dhe Turqinë. Vendimi u mor prej zëvendësministrit të Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Kardhalias dhe vlerësohet si tepër i ashpër dhe “dënues” për Shqipërinë dhe Turqinë, edhe pse shifrat e pandemisë në vendin tonë janë shumë herë më të ulëta sesa analogjia e Greqisë për 100 mijë banorë. Kështu, në doganat greke nuk do të lejohen të kalojnë turistët shqiptarë deri në 14 qershor, ndërsa mbeten të njëjtat kuota për kalimet.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …