NISMA

Nisma për Kosovën ka reaguar kundër marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë

Nisma për Kosovën reagoi kundër marrëveshjes së fundit në mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo është një lëshim tepër i rëndë i Qeverisë së Kosovës, është gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë. Nëpërmjet një komunikateka thënë se Qeveria e Kosovës thotë se ka arritur një marrëveshje, të cilën po e quajnë kinse veç për një fazë kalimtare, marrëveshje kjo për validitetin e dokumenteve ilegale të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, është tallja e radhës e kësaj Qeverie me qytetarët e vendit tonë, është poshtërim i shtetit. “NISMA për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovësqë t’i ndërpres bisedimet në emër të Kosovës, pasi ajo e ka humbur legjimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë duke kërkuar që qeveria, urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen, me të cilin po i legjitimon dokumentet ilegale të strukturave paralele të  regjimit serb në Kosovë thuhet në reagimin e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …