Gjykata Speciale ka bërë të ditur se, Pjetër Shala, do të paraqitet për herë të dytë në një seancë që ka të bëjë me ecurinë e çështjes. Kjo gjykatë gjatë këtij muaji për tri ditë rresht do të mbajë pesë seanca ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafa. Pjetër Shala është arrestuar muaj më parë në Belgjikë me urdhër të Prokurorisë, në Hagë. Ai ishte intervistuar nga Specialja më 20 shkurt të viti 2019 nga hetuesit e Speciales. Pjetër Shala, aktualisht banon në Belgjikë. Ai gjatë luftës së UÇK-së, në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë. Më vonë, gjatë seancës, pritet të jepen detaje të reja lidhur me arrestimin dhe aktakuzën ndaj Pjetër Shalës.
