Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë detaje për protestën që pritet të mbahet të shtunën, në Prishtinë, lidhur me fyerjet që po bëhen UÇK-së. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se të shtunën do të ketë aktivitet protestues përmes artit. “Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, orën 11:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë. Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin: ‘Me ju çlirimtarë’ dhe formo figurat e nismëtarëve të lirisë”, ka njoftuar, Faton Klinaku.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …