Isa Ferizaj

Isa Ferizaj: KUSH PO I VRET SHQIPTARËT ?! I

Tri dekada që Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen e po jetojnë në kushtet e një rendi ekonomiko-shoqëror që njihet me emrin “kapitalizëm”. I zhveshur krejt në mënyrë absurde emertimi i këtij sistemi si ‘kapitalist’ dhe, zëvendësimi i thelbit të përmbajtjes së rendit shoqëror, ekonomik e politik, të kësaj kohe tridekadëshe me emertimin ‘demokraci’, ‘koha e demokracisë’, emertime këto krejt mashtruese, është më shumë se sa një krim, pasi luhet kriminalisht me popullsinë, me nivelet e intelekteve të saj. Kjo formë emertimi e këtij rendi shoqëror e ekonomik nuk e ka të pasqyruar qellimisht, dihet me orientim  nga politika, përcaktorin ‘kapitaliste’(demokracia borgjeze/kapitalistepërcaktor ky që i jep thelbin e përmbajtjes së kësaj mënyre të organizimit shoqëror në këtë rend.

          Nuk është për t’u habitur në se, që nga fillimvitet nëntëdhjeta e deri më sot, figura e krimit të vrasjes në procedurën penale të drejtësisë në vendin tonë, si : vrasjet, vetëvrasjet, gjakmarrja, hakmarrja, krimi me vrasje brenda në familje, vrasja e femrës, etj. si këto që lidhen me vrasjet, janë figura më e njohur kriminale, por edhe njollat më të shëmtuara në ballin e këtij sistemi pjellës të kësaj plage e, pa të cilën s’mund të konceptohet ky rend më tepër se sa çnjerëzor. 

          Vrasjet e njerëzve nga njerëzit, si një nga dukuritë më të shëmtuara e më të denueshme për një shoqëri njerëzore, janë tregues që ulërasin për origjinën nga burojnë e vijimësinë e rrugës së tyre, të cilat papritur e kaplojnë edhe tërë një shoqëri. Mbajtja e shoqërisë, me qellim të vetëdijshëm nga supërstruktura e saj, në një nivel të ulët kulturor e arsimor, por edhe ekonomik e jetësor; mbjellja, po me qellim të caktuar nga kupola politike e asaj shoqërie të shkëputur gjithanshëm nga shoqëria e zakonshme e njerëzve të zakonshëm e të thjeshtë e kriminalitetit të gjithëformshëm; krijimi e thellimi i diferencimeve shoqërore të gjithfarshme në shoqëri; gllabërimi e grabitja e papërceptueshme nga logjika normale njerëzore, e pasurive kombëtare dhe, shfrytëzimi çnjerëzor i njeriut – popull, nga njeriu – pushtetar, shtetar, afarist, kriminel, etj., në të gjitha mënyrat nga më të paimagjinueshmet; ushqimi e bombardimi i shoqërisë vetem me politikën e forcës politike në pushtet, që në fund të ditës rezulton një gënjeshtër në vargmalet e gënjeshtrave që prodhon politika e sistemit aktual borgjezo – kapitalist; kthimin e një shoqërie të tërë në një shoqëri shkllevërish, në një masë apo ‘turmë – kope’ shërbëtore të ‘elitës’ skllavëruese, shtypëse e shfrytëzuese, krejt e, hapur edhe çnjerëzore, janë veprime, qellime e mjete më tej kuptimshmërisë së fjalës ‘kriminale’!

          Nuk jam i prirur që të mohoj gjithçka që ka arritur shoqëria njerëzore edhe në këtë hark kohor të këtij sistemi kapitalist, pasi vetë zhvillimi natyror i shoqërisë ka sjellur mjaft progrese të gjithanshme, çka përbëjnë edhe një nga traditat e çmuara të njerëzimit, si trashëgimi njerëzore, pavarësisht vendit, rracës, ngjyrës, fesë e rendit shoqëror, nga e cila duhet të mësojnë e të marrin të gjithë popujt e këtij globi njerëzor.

          Le të ndalem tek dukuria që përmenda në fillimin e këtyre radhëve, ‘vrasjet’, për fat të keq, për këtë dukuri më duhet të shkruaj për ekzistencën dhe dominimin e kësaj figure krimi në shoqërinë shqiptare në Shqipërin e sotme kapitaliste.

          Si kurrë më parë, as në kohërat më të errëta të shqiptarëve, krimi ndaj femres nuk ka qënë më i eger e, më i lartë. (!)

          Ja, po sjell disa të dhëna të frikshme në lidhje me këtë figurë krimi e, veprimi më se kriminal, marrë nga burime të ndryshme vendëse dhe të huaja:

Krimi ndaj femres, sot ka marrë përmasa tronditëse, aq sa për këtë shkak vendi ynë, nga studimet e institucioneve nderkombëtare, për këtë qellim, rënditet në vendet me nivelet më të larta të këtij krimi.

*  “Shqipëria me vrasjet më të larta, nga partnerët intimë, në Evropë”                             *(14 gush 2019 – Eurostat)

 Ndërkohë edhe sipas një raporti të UNODC, Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë në Evropë.

E dhëna është publikuar nga *[Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC)], në një raport të fundit të saj  “Studimi global për vrasjet e lidhura me gjininë për gratë dhe vajzat”.

Në Shqipërinë socialiste femra shqiptare ishte e pacenueshme, e mbrojtur me ligj dhe me forcë shteti dhe partie. Me 06 shkurt 1997 Enver Hoxha deklaronte : Gjithë Partia dhe vendi duhet të ngrihet në këmbë, të djegin me zjarr zakonet prapanike e t’i keputet koka cilitdo që merr nëpër këmbë ligjin e shenjtë të Partisë, për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave”!

Ja, ky ishte shteti i demokracisë Popullore, shteti i diktaturës së proletariatit; shteti i rendit socialist.

Në Shqipëri ndodhin tri herë më shumë vetëvrasje se vrasje  *( sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, 29 maj 2018, 12:32) 

Në vitin 2017 në Shqipëri u kryen 199 vetëvrasje, sipas të dhënave që janë publikuar nga INSTAT, me një rënie prej 11.5%  (26 persona më pak) në krahasim me vitin e mëparshëm, shkruan ‘Monitor’.

Pra në vitin 2016  paskëshin qënë  afërsisht 222 vetëvrasje . (!)

Nga hapja e thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, në vitin 1997, u grabiten 350 000 armë, sipas shtetit, çka po të hamendësonim në mënyrë hipopotike, sikur çdo një armë e rrëmbyer të vriste veten një njeri, do të kishim 350 000 të vrarë. (!!!) Atëherë kur shumica e atyre armëve kanë vrarë më shumë se një njeri, a qendron shifra zyrtare për rreth 6000 shqiptarë të vrarë në vitin 1997?

Figura e vrasjes është e njëjtë edhe me atë të ‘vrasjes’ nga veprimi e mosveprimi i shtetit me strukturat e veta, çka shkakton vdekje individësh, por edhe vrasje masive në shoqëri.

Sipas logjikës së shëndoshë del se:

Në vitin 1994, si rezultat i mosfunksionimit dhe i mosvleresimit të situatës nga ana e shtetit, do t’iu vihej flaka e zjarri magazinave në qytezën e përpunimit të drurit, por edhe të bakrit, Fushë – Arrësit, në rrethin e Pukës, ku do të digjeshin të gjallë 44 njerëz . (!) A nuk është një lloj vrasjeje e drejt për drejtë e njerëzve në mënyrë masive, nga papërgjegjshmëria e shtetit, pasqyrë e këtij rendi ekonimiko – politiko – shoqëror, me emrin ‘kapitalizëm’? Kujt i hyri ferra në këmbë për këtë vrasje shtetërore masive? Dihet se vrasësi kur është shtet e pushtet, nuk e gjykon e, as e denon veten.

– Shpërthimi në supermarketin e parë shqiptar në pronësi të kompanisë “VEFA Holding” më 26 shkurt 1996, në Tiranë, me 4 të vrarë e, 27 të plagosur.

– Hapja e depove dhe e magazinave të armatimit ( mbi 6000 te vrare….) sipas variantit zyrtar, por kjo shifër mund të jetë, dhe në fakt është, disa herë më e lartë .

– Tragjedia e 1997 në tunelin e Qafë Shtamës, ku 23 veta vdiqen (29 prill të vitit 1997) .

– Me 28 mars 1997, mbytet në det, në Kanalin e Otrantos, anija shqiptare “Katëri i Radës”, me 142 njerëz në bord, e goditur qellimisht nga anja italiane “Sibilla”, ku humbën jetën 81 përsona, me moshë nga 3 vjeç, deri në 69 vjeç dhe 24 të mbytyr të zhdukur, të pagjetur kurrë më…( Pra, ata të mbyturit dhe të zhdukurit në atë ndodhi tragjike, ishin gjithsej 105 njerëz të pafajshëm e të pambrojtur shqiptarë).

– Tragjedia e shpërthimit në Gërdec, më 15 mars 2008, ku humbën jetën 26 përsona.

– Tragjedia e 9 janarit 2004, në ngushticën e Kanalit të Otrantos e, ku mbyten në det duke humbur jetën 28 përsona.

– Vrasja  e katër efektivëve të FNSH-së, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, gjatë një operacioni për arrestimin e Dritan Dajtit, në Durrës, në gusht 2009..

– Vrasja e katër demonstruesve me 21 Janar 2011, nga plumbat e shtetit, në demonstratën e thirrur nga PS. Në këtë demonstratë u vranë demonstruesit Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe pak ditë më vonë nderron jetë në spital, nga plagë që pati marrë në atë demonstratë (ishte qelluar me një plumb në kokë). edhe demonstruesi i katërt, Aleks Nika.

Përseri, ‘vrasje’ quhen edhe vdekjet në aksidentet automobilistike rrugore, si pasojë e mosfunksionimit normal të shtetit. Një shtet indiferent ndaj jetës njerëzore, të shtetasve të tij, kthehet në një vrasës jete serial e profesionist.

“Çdo vit vdesin nga aksidentet në rrugë, 354 – 360 njerës e, trefishi i kësaj shifre janë të plagosurit, (1700 njerëz)” ! *(Emisioni “Xhungël” i Tv. “News 24”, datë 22.05.2012).

Shqipëria borgjeze është vendi ku “në njëzet vjet janë vrarë 208 policë(!)  Kjo shifër, në 30 vjet ka shkuar tek shifra 500.

Të dhënat e institucioneve që merren më dukurinë e gjakmarrjes, për 27 vjet të kësaj ‘demokracisë borgjeze’ në Shqipëri, publikojnë shifra trishtuese, në lidhje me këtë plagë. Sipas tyre, ka më se 900 fëmijë të ngujuar; ka 1600 familje të ngujuara; ka 2800 fshatra me problem hasmërie, në 300 komuna e në 60 bashki. Po puna, pra, edhe buka, për këta njerëz në ngujim e, mësimi për fëmijët e tyre të ngujuar edhe ata, ku janë? Ju e dini…! Pra edhe ato janë në ngujim! Me një fjalë: “Janë vrarë, bashkë më ëndrrat e shpresat e tyre”! 

Vijon

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …