Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka reaguar në lidhje me diskriminimin që po i ndodh shqiptarëve në Kosovën Lindore. Lidhja, në krye me Joe DioGuardi, ka kërkuar që të merren hapa nga institucionet e dy shteteve shqiptare në Ballkan, si dhe përfshirjen e çështjes shqiptare të kësaj treve në dialogun Kosovë-Serbi. Në letrën e tyre, Lidhja tregon përpjekjet e vazhdueshme të shqiptaro-amerikanëve për njohjen ndërkombëtare të vështirësive të banorëve në Kosovën Lindore. Aty tregohen se si janë fshirë nga regjistrat shqiptarët. Ata kërkojnë edhe përfshirjen e amerikanëve në dialog.
