Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar përvjetorin e 22 të Marrëveshjes së Kumanovës. Përmes një postimi në rrjetin social, ai shkroi se 9 Qershori i vitit 1999 i dha vulë tërheqjes përfundimtare të ushtrisë e policisë serbe. “Pas mbi tetë dekadave okupim, mbi pesëmbëdhjetë muajve luftë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Marrëveshja e Kumanovës e nënshkruar 22 vjet më parë, shënon fillimin e tërheqjes së ushtrisë, policisë e paramilitarëve serb, që kishin terrorizuar dhe ushtruar gjenocid mbi popullatën e paarmatosur shqiptare në Kosovë. Lufta Çlirimtare e Kosovës, me kauzën e saj të drejtë dhe pastërtinë, kishte arritur të bashkojë në ndihmë të saj, të gjitha shtetet demokratike, të prira nga aleanca ushtarake NATO, e cila për tre muaj rresht bombardoi Jugosllavinë, shtetin e fundit fashist në Evropë. Kosova është projekt i përpjekjeve historike që kulmuan me luftën e UÇK-së, ndërsa ishte gjaku i dëshmorëve dhe aleatët ndërkombëtar në krye me ShBA-të që sollën çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë. Sot, ajo promovon stabilitetin dhe është faktor sigurie në rajon, me aspirata që të bëhet pjesë e familjes së NATO-s”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …