leoni

Kanadezi, Nathaniel Veltman, i mbyti duke i shkelur me veturë katër anëtarë të një familjeje myslimane

Kanadezi, Nathaniel Veltman, i mbyti duke i shkelur me veturë katër anëtarë të një familjeje myslimane

Kanadezi,  Nathaniel Veltman, 20-vjeç, kreu një krim mizor duke ua  mare  jetën një gjyshi 74-vjeç, babait 46 dhe nënës 44 si dhe vajzës 15-vjeçe – derisa djaloshi 9-vjeçar ka mbijetuar. Krimineli është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është stabile, e krimi i kryer ka ndodhur në qytezën London në provincën e Ontarios. Vrasësi menjëherë është arrestuar dhe akuzohet për vrasjen me paramendim të katër personave. Identiteti i viktimave nuk është zbuluar, por në rrjetet sociale është shfaqur fotografia e kësaj familje të pafat. Ata kishin emigruar nga Pakistani 14 vite më parë dhe ishin të njohur në komunitetin lokal. Shoferi Nathaniel Veltman i kishte përplasur për toke  me veturë vetëm sepse ishin myslimanë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …