Kryetari Latifi  mban debat publik me banor të fshatrave Gexhë, Malësi e Vogël dhe Ratkoc

Debatet publike me qytetarë, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka vazhduar me banor të fshatrave Gexhë, Malësi e Vogël dhe Ratkoc, në debat përveç qytetarëve të pranishëm ishin edhe nënkryetari i komunës, Fatmir Iska dhe drejtor të drejtorive komunale. Gjatë debatit me banor të këtyre fshatrave kryetari Latifi është shprehur se interesimi i shtuar i juaji për të ofruar propozime konkrete e për të bërë vërejtje konstruktive, është dëshmi e shtrirjes së përgjegjësisë publike dhe rritjes së nivelit demokratik të qeverisjes. “Propozimet dhe idetë e dëgjuara nga këto debate do të shqyrtohen me kujdes dhe pas analizave konkrete, do gjejmë mundësi të përfshihen në planin e punës për vitin 2022. Ftoj qytetarët të ofrojnë propozime të reja e t’i adresojnë në komunë”, ka thënë kryetari Latifi. Debatet publike do të vazhdojnë  me 09/06/2021) , me banor të fshatrave sipas kësaj agjende:

-Dejnë, ora 18:30.

-Dobidol, ora 19:30.

-Vrajak-Bratotin, ora 20:30.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …