Gresë Krasniqi, bija e Jakup Krasniqit ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Shvarc, se ua ka ndaluar që përmes MPJD-së t’ua dërgojnë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë gjërat esenciale. Ajo përmes një postimi ka shkruar se ministrja Gërvalla duhet t’ i lerë anash inatet personale. Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marrë vendim që ato pako të mos dërgohen përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash mëritë ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj, ka shkruar Gresë Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …