Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, nisi sot punimet në Tiranë, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, si dhe të Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të planit ekonomik dhe të investimeve”. Kryeministri Rama është pritësi i Samitit, i cili një vit më parë u mbajt online për shkak të pandemisë ndërkohë që këtë vit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, dhe po bashkë drejtohet nga Varheyli. Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …