leoni

Ju dha lamtumira e fundit Ali (Rexhep)Avdiut nga Gramaqeli

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në bashkëpunim me Institucionin Komunal të Deçanit në një mbledhje të përbashkët komemorative i dhanë lamtumirën e fundit kolegut dhe bashkëpunëtorit Ali Avdiu. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, kryetar i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, kryetar komunash, deputet, kolegë, veteran e invalid të luftës së UÇK-së dhe familjarë. Në këtë komemoracion për jetën dhe veprën e Ali Avdiut, kanë folur Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj dhe  në emër të familjes Mujë Avdijaj. Familja e nderuar Avdiu ka humbur kryefamiljarin e tyre, fshati Gramaqel ka humbur koordinatorin dhe organizatorin e të gjitha ngjarjeve, Kosova ka humbë një qytetar me vlera të larta atdhetare e patriotike, UÇK-ja ka humbur komandantin dhe ushtarin e saj që i qëndroi besnik, institucioni i Komunës së Deçanit, ka humbur punëtorin e palodhshëm në shërbim të qytetarit, sot ne do të ndahemi vetëm fizikisht nga Ali Rexhep Avdiu. Ali Rexhep Avdiu, lindi në fshatin Gramqel me 1 korrik 1958, Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa atë te mesme në Shkollën Normale –Hysni Zajmi në Gjakovë. Nga viti 2005 deri në fund të jetës punoi në Administratën Komunale në Deçan. Ai la pas vetës Bashkëshorten Feriden, fëmijët Muhameti, Anita, Albana, Rizaja, Rajmonda,Teuta dhe Alberti, si dhe nipa dhe mbesa. Rrjedh nga një familje atdhetare dhe liridashëse. Në kohën e okupimit serb, disa herë ishte i burgosur politikisht nga regjimi i dhunshëm, u burgos dhe u dënua në vitin 1989, 1991 dhe në vitin 1993 ku dhe vuajti dënimet. Bacën Ali siç e quanim do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në të mirë të shoqërisë, në të mirë të vendit, në të mirë të Atdheut, në të gjitha periudhat si në vitet e 90-ta, në protesta e demonstrata po ashtu edhe gjatë luftës si Komandant i fshatit Gramaqel, pjesëmarrës në shumë beteja në zonën operative të Dukagjinit, krah i fort i Komandantit të ZOD-së Ramush Haradinaj. Pas përfundimit të Luftës, rrugëtoi bashkë me Komandantin e ZOD-Ramush Haradinaj, në ndërtimin e vendit pa u ndarë për as një çast deri në frymën e fundit. Ali Avdiu ishte kudo në protesta te shumta të cilat organizoheshin pas përfundimit të luftës në mbrojtje të vlerave të UÇK-së, ku djemtë më të mirë arrestoheshin dhe përndjekkëshin, ai ishte kudo në ballë te tyre edhe në ditët më të vështira që kalonte familja Haradinaj ku dy Gjeneralët njëri në Hagë e tjetri në burgjet e UNMIK-ut mbaheshin padrejtësisht, ai ishte afër plakut të kullës Baces Hilmi. Baca Ali për vitet e jetës së tij ka një histori të gjatë të dhimbshëm dhe të mundimshme. Të rrallë ishin burrat si Ali Avdija. Të rrallë janë ata që do ta kishin guximin si ai. Në vitin 1997 kishte përjetuar edhe arrestimin e djalit të tij të madh Muhametit nga forcat serbe, por nuk e gjunjëzoi as kjo ngjarje e rënd, nuk u zmbraps për as një qastë histori e rrallë tek ne Babai Komandant i UÇK-së e djali në kazamate serbe duke e vuajtur dënimin si pjesëtar i UÇK-së. Emri i tij do të jet gjithmonë ne historinë dhe kujtesën e luftës çlirimtare, ishte njeri i qetë, fjalë pak e i matur, dinte t’i vlerësonte njerëzit dhe t’ua njihte vlerat e secilit. Nga sot trupi i tije pushon i qet në varrezat e vendlindje se tij në fshatin Gramaqel.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …