Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën anti-Covid, ku sipas planit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, më datën 15 qershor pritet të nisë vaksinimi masiv i popullatës. Vlen të përmendet se Kosova ka nisur vaksinimin e qytetarëve më datën 29 mars, ku deri tani janë vaksinuar mbi 90 mijë qytetarë, kurse javëve të fundit në vend ka rënë edhe numri i të infektuarve me COVID-19, e po ashtu edhe rastet e vdekjes. Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive me Covid-19 janë 733. Ministria në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër COVID-19, ku të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç kanë të drejtë të aplikojnë. Sa i përket masave anti-Covid, Kosova ka lehtësuar ato javë më parë, ku ka larguar orën policore, si dhe sektori i gastronomisë është lejuar të punojë deri në ora 23:00.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …