Aktivistët e Partisë Socialdemokrate e kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën angleze që ishte vendosur në derën e kishës në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Aty shkruhej në gjuhën angleze “Jezusi urren serbët”, derisa ende nuk dihet se kush është autori i këtij mbishkrimi. Më pas, aktivistët e kanë shkruar në derën e Kishës “Simoboli i shovinizmit bëhet faltore. Bekoi: Albin Kurti”. Serbët dje u rikthyen në kishën e papërfunduar, për herë të parë pas vitit 1998, për të mbajtur një liturgji fetare, pa kërkuar leje dhe dule i shpërfillur institucionet e vendit tonë. Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë dhe u konsiderua si një provokim. Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …