Në komunën e Hanit të Elezit më një manifestim shënohet 11 Qershori, Dita e Çlirimit të kësaj komune

Në Han të Elezit më një manifestim shënohet 11 Qershori, Dita e Çlirimit të kësaj komune

Më rastin e Ditës së Çlirimit të komunës së Hanit të Elezit sot janë bërë homazhe nderimi te Varrezat e Dëshmorëve të Puset e Nikës. Ndërkaq në orën 19:00 është mbajtur manifestimi qendror në Sallën e Sportit të shkollës së mesme “Dardania”. Me intonimin e himnit kombëtar u hap manifestimi për 11 Qershorin, Ditën e Çlirimit të komunës së Hanit të Elezit. Kryetari i komunës Rufki Suma në fjalimin e tij ktheu në kujtesë rrugën e gjatë të çlirimit të Kosovës. Ishte heroizmi i familjes Jashari dhe çlirimtarëve anekënd trojeve shqiptare që na solli lirinë. Ne sot po festojmë pa çlirimtarët që sot janë ne Gjykatën e Hagës, por ata do të dalin triumfues. Hani i Elezit dha 15 dëshmorë veteranë e invalid, dhe një brigadë me mbi 500 ushtarë. Kryetari Suma në fund uroi ditën e çlirimit më urimin për bashkimin Kombëtar. Deputeti Mirsad Shkreta uroi për ditën e çlirimit, falënderoi të gjithë për mbështetjen dhe u zotua se do të jetë zëri i tyre në parlamentin e Kosovës. Shkreta kujtoi dy ngjarje historike atë të Lidhjes së Prizrenit, dhe qershorin e këtij viti, ngase tani më shumë se kurrë kemi nevojë për bashkim që të dalim fitues në sfidën e radhës. Sot po gjykohet padrejtësisht një pjesë e luftës sonë ngase po tronditen themelet e shtetit tonë. Duhet të zotohemi për ndërtimin e shtetit tha ndër të tjera deputeti Mirsad Shkreta. Manifestimi u përmbyll me një program të pasur kulturor artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …